Përfaqësuesja e Kosovës sonte takohet me një prej fuqive më të madhe të futbollit.

“Dardanët” sonte luajnë në udhëtim te Spanja, e cila gjatë historisë së saj ka arritur të shpallet një herë kampion bote dhe tre herë kampion evrope.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, teksa është e vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022” nga Grupi B.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Image

Në anketën për ndeshjen Kosovë – Suedi, 59% e votuesve deri më tani mendojnë se spanjollët do të shënojnë fitore, kurse 34% mendojnë se sonte triumfojnë “Dardanët”. 7% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje mbyllet pa fitues.

Vlen të theksohet se kjo do të jetë ndeshja e parë në histori të përfaqësueseve A të këtyre dy shteteve.