UEFA ka konfirmuar se të dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Portos do të zhvillohen në Sevilla.
Chelsea do të udhëtonte në “Estadio Do Dragao” për ndeshjen e parë më 7 Prill, përpara se të mirëpresë klubin portugez në “Stamford Bridge” gjashtë ditë më vonë.
Sidoqoftë, organi kryesor drejtues i futbollit Evropian tani ka zbuluar se të dy ndeshjet do të zhvillohen në Sevilla, stadiumin “Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan” në Spanjë si një hap paraprak mes kërcënimit të vazhdueshëm të koronavirusit.
UEFA ka lëshuar në një deklaratë që konfirmon ndryshimin e vendit, ku thuhet:
“UEFA është në gjendje të konfirmojë zyrtarisht se ndeshjet e para dhe të dyta të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s që përfshijnë Porton dhe Chelsean , tani të dy ndeshjet do të luhen në “Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan” në Sevilje.
“Data e ndeshjeve (7 Prill dhe 13 Prill 2021) dhe oraret e fillimit 21: 00 do të mbeten të njëjtat.
“UEFA dëshiron të falënderojë FC Porto dhe Chelsea FC për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë, si dhe Federatën Portugeze të Futbollit, Shoqatën e Futbollit, Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit dhe Sevilla FC për ndihmën e tyre.”, thuhet në njoftimin e UEFA-së.