Mungesa e emrit Trent Alexander–Arnold në listën e Kombëtares së Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 ka bërë bujë në mediet angleze.

Arnold është mungesa më e madhe për Anglinë në nisjen e kualifikimeve të Botërorit Katar 2022.

Përzgjedhësi i “Tre Luanëve” Gareth Southgate ka bërë publike listën për ndeshjet e marsit ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë, ku përveç mbrojtësit të Liverpoolit është edhe mesfushori sulmues Jack Grealish nuk ka mundur të rikuperohet me kohë nga një dëmtim i pësuar.

Ai  ka bërë shumë ndryshime nga grumbullimi i fundit duke rikthyer mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw që për herë të fundit ka qenë i grumbulluar në 2018.

Forma e mirë gjatë këtij edicioni ka detyruar timonierin e Anglisë ta grumbullojë në skuadër edhe Jesse Lindgardin, që luan në huazimi te West Ham.

John Stones i Manchester City është një tjetër rikthim në kombëtaren pasi mbrojtësi mungonte që nga nëntori i 2019-ës.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të Anglisë për ndeshjet eliminatore të muajit mars përfshirë edhe sfidën ndaj Shqipërisë.

May be an image of text that says "SQUAD ANNOUNCEMENT FIFA WORLD CUP 2022 EUROPEA QUALIFIERS DEAN HENDERSON SAMJOHNSTONE NICKPOPE BEN CHILWELL CONOR COADY. ERIC •ERICDIER DIER REECE JAMES HARRY MAGUIRE. TYRONE MINGS LUKE SHAW JOHNSTONES KIERAN KYLE WALKER JUDE BELLINGHAM PHIL FODEN JESSE LINGARD MASON MOUNT KALVIN PHILLIPS D JAMES WARD-PROWSE DOMINIC CALVERT-LEWIN HARRY ΚΑΝΕ MARCUS RASHFORD BUKAYO SAKA RAHEEM STERLING OLLIE WATKINS deliveroo"