Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla e nisi ndeshjen si titullar për AS Romën në humbjen e sotme nga Parma, në kuadër të Serie A.

Kumbulla zhvilloi vetëm 59 minutë në këtë ndeshje, pasi u zëvendësua nga mesfushori Bryan Cristante.

Për këto minuta sa qëndroi në fushë, ai u vlerësua me notën 6.0.

Roma u mposht në udhëtim me rezultat 2:0 nga Parma.