Klubet e futbollit, lojtarët, atletët dhe një numër organesh sportive në Angli kanë filluar një bojkot katër-ditor të mediave sociale në një përpjekje për të trajtuar abuzimin dhe diskriminimin në platformat e tyre.
Bojkoti ka filluar sot në orën 15:00 dhe do të përfundojë të hënën në 23:59.
Problemi i abuzimit online sa vjen e shtohet me mediat sociale, e cila po prek edhe futbollistët dhe po ndikon edhe në anën psiqike të tyre.
Kësaj kampanje unanimisht i janë bashkuar edhe futbollistët.