Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar proceduarat e hapura nga Komisioni i Garave.

Në këtë vendim e ka pësuar me gjobë kogja të lartë skuadra e Ballkanit, e cila në letrën e hapur në faqen zyrtare ka akuzuar për kurdisje të ndeshjeve.

Skuadra nga Suhareka është gjobitur me shumë prej 2000 eurove.

Vendimi i Disiplinës:

FC ”Ballkani” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Bazuar në nenin 38 paragrafi 1 (për kundërvajtje të paraparë) dhe nenit 8 pika 4 / C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 2000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).