Arsenali nuk ka arritur të fitojë ndaj Slavia Pragës (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës që u zhvillua në Emirates Stadium.
Topçinjtë patën disa raste të mira në fraksionin e parë, dy sosh përmes Bukayo Saka, por që nuk u konkretizuan.
Rastet vazhduan edhe në gjysmën e dytë, përmes Willian dhe Alexandre Lacazette, porse mungonte goli.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 86-të, kur Nicolas Pepe pranoi një top nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe realizoi.
Megjithatë, në minutat shtesë (90’+4), Tomas Holes u gjend më së miri për ta shfrytëzuar një top të kthyer dhe e barazoi rezultatin.