Atalanta ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Juventusit në Gewiss Stadium në garën për top-katërshe në Serie A.
Skuadra nikoqire e nisi më mirë takimin duke rrezikuar në minutat e parë, ndërkohë që Zonja e Vjetër kërcënoi përmes Alvaro Moratas.
Në 45 minutat e para rrjetat nuk u prekën dhe ekipet shkuan në pushim me shifrat e fillimit të ndeshjes.
Luis Muriel ishte i pari që rrezikoi në fraksionin e dytë, ndërsa një mundësi të humbur e pati Paulo Dybala nga gjuajtja e lirë.
Me kalimin e minutave, Bianconerët i intensifikuan sulmet në përpjekje për ta fituar ndeshjen, porse nikoqirët rrezikonin me kundërsulme.
Pas një gjuajtje nga këndi, Ruslan Malinovsky e provoi fatin nga largësia dhe topi u devijua për t’u ndalur në rrjetën e Wojciech Szczesny.
Me këtë fitore, Atalanta pozicionohet në vend të tretë në tabelë me dy pikë më shumë se Juventusi, derisa Zonja e Vjetër ka vetëm tri pikë më shumë se Napoli që ndodhet një vend më poshtë.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ishte titullar dhe zhvilloi një super ndeshje, duke ia mohuar edhe një gol Juventusit.