Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për shumë gjëra, duke u ndalur edhe te mungesa e Amir Rrahmanit në ndeshje e fundit.

Challandes ishte i pranishëm në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

“Amir Rrahmani kishte shanse të luante kundër Spanjës, por presioni ishte shumë, shumë i madh nga Napoli. Dhe nëse Napoli i thotë se ‘nëse lëndohesh me Kosovën, do të kesh probleme me klubin’”, tregoi ai.

“Nuk dyshoj se ai dëshironte të luajë këtë ndeshje. Të gjithë Muriqi, Rashica të gjithë donin të luajnë”, ka thënë Challandes.

Rrahmani mungon te Kosova tash e një kohë, më shumë shkaku i lëndimeve.