Tottenham Hotspuri do të jetë nikoqir i Manchester United për takimin që luhet në kuadër të javës së 31-të në kuadër të Ligës Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 17:30 në stadiumin e Spurs.

Për këtë takim, Jose Mourinho do të jetë pa Ben Davies dhe Matt Doherty, që të dy të lënduar.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk mund të llogarisë në Eric Bailyn që është i sëmurë, gjersa Anthony Martial është po ashtu i lënduar.

Formacioni startues i Tottenhamit: Lloris (C), Aurier, Rodon, Dier, Reguilon, Højbjerg, Ndombele, Lo Celso, Lucas, Son, Kane.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Henderson, Lindelof, Maguire, Pogba, Cavani, Rashford, Fred, Bruno, Shaw, Wan-Bissaka, McTominay.