Juventusi ka regjistruar fitore prej 3-1 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A që u zhvillua në Allianz Stadium.

Dejan Kulusevski e zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt të takimit pas asistimit nga Juan Cuadrado.

Pas një aksioni të shpejtë nga Federico Chiesa, portieri e mbrojti goditjen e tij, topi shkoi te Cristiano Ronaldo, i cili e përplasi për shtylle dhe nga prapa vinte Alvaro Morata për ta futur në rrjetë (22’).

Gianluca Scamacca (49’) e shënoi golin e nderit për mysafirët në gjysmën e dytë. falë një harkimi nga Nicolo Rovella.

Bianconerët patë raste të shumta në fraksionin e dytë, ndërsa e realizuan vetëm një gol, përmes Weston McKennie, i cili pranoi një top nga Danilo, shkoi përpara dhe e mposhti portierin kundërshtar.