Db Milano 13/02/2020 - Coppa Italia / Milan-Juventus / foto Daniele Buffa/Image nella foto: Stefano Pioli-Zlatan Ibrahimovic PUBLICATIONxNOTxINxITA

Zlatan Ibrahimovic rrezikon të gjobitet apo edhe të sanksionohet nga FIFA dhe UEFA për shkak se thuhet që kompania e tij aksionare zotëron 10% të një agjencie bastesh.

Sipas rregullave të FIFA-së dhe UEFA-së, është e ndaluar që lojtarët të kenë interes financiar në kompanitë e basteve.

Sidoqoftë, “Aftonbladet” raporton se kompania aksionare e Ibrahimovicit “Unknown AB” zotëron 10% të agjencisë së basteve Bethard.com, e cila mund t’i kushtojë Ibras me gjobë ose pezullim.

Shefi i Bethard, Erik Skarp ka konfirmuar për “Sportbladet” se sulmuesi ende zotëron aksione në këtë kompani.

Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë për të gjitha garat, nga kualifikueset e Kupës së Botës, të luajtur nga Ibrahimovic me kombëtaren e Suedisë, te Europa League, e luajtur nga Milani.

39-vjeçari mund të marrë një gjobë prej 100 milionë eurosh ose të pezullohet nga aktiviteti i lidhur me futbollin prej tre vjetësh.

“Ne nuk e kemi diskutuar atë me Zlatanin. Unë nuk mendoj për sanksione të mundshme, por unë do të doja pak më shumë qartësi nga FIFA në lidhje me rregulloret e saj sepse ka paqartësi se si ato duhet të interpretohen,” ka thënë sekretari i përgjithshëm i federatës suedeze të futbollit Hakan Sjostrand.