Lirim Kastrati e nisi ndeshjen si rezervist kundër Villarealit, ndërsa ai u ftua për ndihmë në pjesën e dytë pas një orë lojë në Zagreb, në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Var Kosova.
Kastrati u inkuadrua në minutën e 60-të, duke zhvilluar 30 minuta.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës u vlerësua me notën 6.4 për këta minuta sa ishte në fushë.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arjan Ademi, i cili mban edhe shiritin e kapitenit për skuadrën kroate.
Ai zhvilloi 90 minuta dhe u vlerësua me notën 6.9.
Dinamo Zagreb pësoi humbje në këtë ndeshje, pasi nëndetësja spanjolle shënoi golin e fitores nëpërmjet reprezentuesit spanjoll, Gerard Moreno.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Villareal.