Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga AC Milani, transmeton VAR Kosova.

Portieri italian, i cili është në vitin e fundit të kontratës ka shprehur kërkesa të larta për rinovim të cilat nuk janë pranuar nga Milani.

Donnarumma, përmes agjentit të tij Mino Raiola ka bërë kërkesë për pagë vjetore prej 12 milionë eurove. Një gjë e tillë është refuzuar nga Milani, të cilët ofrojnë 7 milionë euro në sezon, plus 1 milion të tjera në formë bonusesh. Ata gjithashtu duan ta përfshijnë një klauzolë largimi në rast se nuk kualifikohen për në Ligën e Kampionëve në vlerë prej 35 milionë eurove.

Donnarumma me shumë gjasë pritet të kalojë tek Juventusi, të cilët kanë shprehur gatishmëri për plotësimin e kushteve.