Në Madrid të martën zhvillohen zgjedhje dhe shorti përcaktoi se ylli i Los Blancos, Marcelo, do të jetë në një nga qendrat e vaksinimit në kryeqytetin e Spanjës.

Kjo vuri në rrezik praninë e tij në ndeshjen e së mërkurës me Chelsea, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions, duke qenë se Real Madrid zbarkon në Londër të martën. Ankesa e klubit në Bordin Zgjedhor qe e kotë dhe kërkesa për të mos e përfshirë Marcelon në prces nuk u pranua.

Vetë Zidane konfirmoi në konferencën e sotme para ndeshjes me Osasuna se mbrojtësi brazilian do e bëjë punën e tij si komisioner në zgjedhje dhe do fluturojë në Londër të mërkurën në mëngjes. Real Madrid do paguajë 20 mijë euro për të transportuar Marcelon me avion privat.