I biri i trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, Noah, është tallur me deklaratën e Jose Mourinhos, i cili deklaroi se babai i tij është keq nëse nuk i siguron atij ushqimin.

Futbollisti i Kristiansund, Noah Solskjaer në një intervistë lokale në Norvegji ka deklaruar se ai nuk qëndron i uritur, pasi gjithmonë ushqehet.

“Unë gjithmonë ushqehem. Për këtë ju garantoj të gjithëve”, ka deklaruar Noah, transmeton VAR Kosova.

Kjo deklaratë e tij vjen si përgjigjje ndaj trajneri portugez të Tottenham Hotspurs, Jose Mourinho, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Manchester United kritikoi homologun e tij norvegjez për deklaratat e tij.

Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes ishte i zemëruar me veprimin e futbollistit jug-koreani të Tottenham, Heung Min-Son, i cili qëndroi i shtrirë në tokë për disa minuta pasi pranoi një goditje të lehtë në fytyrë nga skocezi i Man Utd, Scott McTominay.

“Më duhet ta them, nëse i biri im qëndron i shtrirë për tre minuta dhe ndihmohet nga 10 bashkëlojtarët e tij, nëse ai pranon atë goditje në fytyrë dhe i duhet ndihma e 10 shokëve të tij për t’u ngritur, ai nuk do të merr asnjë ushqim”, ishte deklarata e trajnerit 48 vjeçar pas ndeshjes, transmeton VAR Kosova.

Ndërsa, reagimi i Mourinhos ishte edhe më i fortë, duke deklaruar se Son është me fat pasi ka një baba më të mirë se sa Ole që është dhe se gjithmonë duhet të ushqehen fëmijët, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ata.

E gjithë kjo situatë ndodhi, pasi Manchester United në pjesën e parë iu anulua një gol i Edinson Cavanit, për shkak se gjyqtari kryesor i ndeshjes Chris Kavanagh e cilësoi si të pa lejuar goditjen e McTominay në fytyrë e Sonit, edhe pse ishin në duel.

Megjithatë, Manchester United arriti të fitonte ndeshjen me përmbysje duke e mposhtur Tottenham si mysafir 1:3, një lloj hakmarrja për disfatën e turpshme që Tottenham me Mourinhon ia kishin  shkaktuar në fillim të sezonin në Old Trafford me rezultat 1:6. /VAR Kosova/

Image Credit: PA