Në këtë ditë, shtatë vjet më parë Steven Gerrard ka mbajtur një ndër fjalimet e tij më të famshme dhe më të pa fat, “ne nuk do të lejojmë këtë herë të na rrëshqas”, pas fitores së madhe të Liverpoolit kundër Manchester Cityt, në atë botë, duke aloduar në fitimin e titullit të kampionit.

Në vitin 2014, Liverpool ishte shumë afër ta fitonte titullin e parë pas 24 vjetëve. Skuadra e Liverpoolit e drejtuar nga trajneri Brendan Rodgers ishte në top formë në atë vit duke qenë dy pikë larg Chelseat dhe katër ndaj vendit të tretë Manchester Cityt.

Në këtë ditë, Liverpooli ishte nikoqir i  Manchester Cityt në Anfield dhe fitorja ndaj tyre do t’i afronte edhe më afër titullit të kampionit.

Liverpooli e fitoi ndeshjen me shumë dramë, pasi ishte në epërsi prej dy golave të cilën mysafirët arritën ta shkrijnë në 2:2, por mesfushori brazilian Philipe Coutinho shënonte golin e fitores për t’ia siguruar fitoren e madhe skuadrës së tij.

Pas ndeshjes, kapiteni Gerrard grumbulloi futbollistët e tij dhe e mbajti fjalimin në prani të kamerave televizive duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Pas ndeshjes me Cityn, Liverpooli mposhti Norëich, ndërsa City lëshoi pikë. Liverpooli në ndeshjen e radhës do ta priste Chelsean e Jose Mourinhos në Anfield dhe në rast të fitores do ta siguronin titullin.

Në fund të pjesës së parë me Chelsean, të cilën Liverpool e dominoi totalisht ndodhi e papritura, rrëshqitja e Gerrard në mesfushë që ia mundësoi Demba Ba të shënonte golin e parë të londinezëve.

Futbollistët e Mourinhos shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Ëillian për të siguruar fitoren e madhe në Anfield 0:2.

Fati i keq, Liverpoolin e përcjelli edhe në ndeshjen me Crystal Palace në të cilën udhëheqshin me rezultatin 3:0, por që Palace arriti të barazonte rezultatin, duke bërë që Liverpool të humbte titullin vetëm për dy pikë, pasi City fitoi të gjitha ndeshjet tjera të mbetura.

Liverpooli pritjen e gjatë 30 vjeçare për titullin e kampionit e ndaloi sezonin e kaluar, pasi u shpallën kampion pas një super sezonin në drejtimin e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. /VAR Kosova/