Antonio Rudiger u përjashtua nga seanca stërvitore e Chelseat të dielën pasdite, pasi u përlesh me portierin Kepa Arrizabalaga, raportojnë mediat britanike.
The Telegraph raportoi se trajneri Thomas Tuchel e urdhëroi mbrojtësin gjerman të kthehej në zhveshtore pesë minuta para se të përfundonte seanca stërvitore.
Ky incident ndodhi vetëm një ditë pasi Chelsea u turpëruar duke u mposhtur 5:2 nga West Bromi në Stamford Bridge.
Rudiger dhe Kepa u zunë me fjalë fillimisht, para se ta shtynin njëri-tjetrin me duar kur u nxehën gjakrat.
Qendërmbrojtësi bëri ndërhyrje të ashpër ndaj portierit gjatë një ndeshjeje stërvitore dhe ky i fundit i reagoi ashpër atij.
Iu desh bashkëlojtarëve t’i ndajnë Rudigerin dhe Kepan dhe Tuchel e largoi Rudigerin nga fusha për ta qetësuar.
Raportohet se Rudiger i ka kërkuar falje bashkëlojtarit të vet spanjoll më vonë.