Vendimi i Manchester United për t’iu bashkuar Superligës Evropiane ka acaruar tifozë të tyre.
Djajtë e Kuq njoftuan se do të jenë në mesin e 11 klubeve që do të formojnë garën më të re në futboll.
Ky kompeticion ka ngjallur reagime të ashpra nga shumë persona, derisa UEFA dhe FIFA janë kundër kësaj ideje.
Kundër ka dalë edhe një tifoze i Manchester United, që ka publikuar një video duke e shkatërruar biletën e sezonit.
Në reagimin e saj thuhet se klubi më nuk do të marrë asnjë cent nga ajo dhe se kjo ide do të dëmtojë më së shumti futbollin.
Ndryshe, 12 klubet po kritikohen se po mendojnë vetëm për financat e tyre dhe jo për krizën që e ka kapluar sportin më të ndjekur në botë nga koronavirusi.