Gjatë ditës së sotme UEFA ka mbajtur një takim të “krizës”, për shkak se disa klube raportohet se do të tërhiqen nga garat e UEFA-s, siç janë Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

5/6 klube angleze, 3 klube spanjolle dhe 3 klube italiane janë vendosur të shpallin këtë mbrëmje krijimin e një Super Lige Evropiane, raporton gazetari Latour Bertrand.

Sipas gazetarit në rast të krijimit të Super Ligës Evropiane, atëherë klube nga Gjermania dhe Franca nuk kanë pranuar të jenë pjesë e saj.

Tashmë janë zbuluar edhe 12 klubet e mëdha evropiane të cilat do të jenë pjesë e Super Ligës Evropës.

Klubet si: Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Tottenham, Chelseam Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventusi. /Var Kosova/