Manchester United ka mposhtur Romën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultatin 6:2, shkruan VAR Kosova.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ikonik “Old Trafford” dhuroi shou nga të dy skuadrat, në veçanti në pjesën e dytë.

Të parët shënuan vendësit nëpërmjet Bruno Fernandes në minutën e tetë, por vetëm shtatë minuta më vonë romakët barazuan.

Pogba shkaktoi penallti pas lojës me dorë, penallti të cilën e konvertoi në gol Lorenzo Pellegrini në minutën e 15.

Skuadra italiane përmbysi rezultatin në minutën e 34-të nëpërmjet sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko, I cili u asistua nga kapiteni Pellegrini.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, futbollistët e Ole Gunnar Solskjaer barazuan rezultatin.

Cavani shënoi për rezultatin 2:2, pas një asisti të bukur nga fantazisti Bruno Fernandes.

Nga ky moment filloi shou I “Djajve të Kuq”, të cilët shënuan edhe katër gola të tjerë.

“El Matador” shënoi përsëri pësëri per rezultatin 3:2, Fernandes nga pika e bardhë për 4:2.

Dy golat e fundit i shënuan Paul Pogba dhe Mason Greenëood për rezultatin final 6:2.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Olimpico të Romës. /Var Kosova/