Villarreal ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Spanjollët në këtë pjesëlojë janë treguar të pamëshirshëm duke realizuar rastet që kishin.

Që në minutën e pestë “Nëndetësja e verdhë” kaloi në epërsi më golin e shënuar nga Manuel Trigueros.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 29-të Villarreali e shënoi edhe golin e dytë.

Pjesa e dytë ishte më e tensionuar dhe më shumë ndërhyrja nga të dyja palët.

Dani Ceballos u largua nga loja me karton të kuq, në minutën e 57-të.

Arsenali u kthye ne lojë nga penallti me golin e Nicolas Pepe  në minutën e 73-të.

Etienne Capoue po ashtu u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë në fundin e ndeshjes Villarrealin me 10-të lojtarë.

Ndeshja kthyese pritet të jetë e fortë, pasi ky rezultat nuk garanton asgjë.