Rezultatet jo të mira të Arsenalit tashmë edhe në Europë kanë tensionuar ambientin në skuadër, këtë herë protagonist është bërë edhe futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, transmeton VAR Kosova.

Gërat nuk kanë shkuar mirëpër skuadrën londineze as në Europa League, ku në ndeshjen e një nate më parë nuk mundi të mbajë as 5 minuta avantazhin ndaj cekëve.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86-të, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.