Planet për krijimin e Superligës së Evropës në futboll kanë marrë një goditje të madhe, transmeton VAR Kosova.
Kampionët aktual të Evropës, Bayern Munich, edhe zyrtarisht kanë refuzuar festën për tu bërë pjesë e 12 skuadrave të cilat mëtojnë të krijojnë Superligën e Evropës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl Heinze Rummenigge.
“Anëtarët dhe bordi refuzojnë Superligën e Evropës.Qellimi i ynë është të vazhdojmë futbollin evropian me Ligën e Kampionëve dhe UEFA-n. FC Bayern Munich i thotë jo Superligës së Evropës” – deklaroi ai.