Futbollistët shqiptarë, Zymer Bytyqi dhe Sokol Çikalleshi kanë shkëlqyer në fitoren e thellë të Konyasporit ne Superligën e Turqisë.

Në fitoren 5:1 ndaj Karagumrukut, Bytyqi dhe Çikalleshi kontribuuan me gola dhe asistime.

Bytyqi shënoi golin e tretë të ndeshjes në minuten e 64-t pas asistimit të Çikalleshit.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Kurse, Çikalleshi shënoi dy gola.

Fillimisht, në minutën e 61-te e shënoi golin e parë, kurse në minutën e 85-të e kompletoi dygolëshin.

Ndryshe, me këtë fitore, Konyaspori ndodhet në vendin e 11-të me 45 pikë.

Mund të ju interesoj