A është e drejtë të fajësohet David de Gea për humbjen e penalltive në finalen e Ligës së Evropës të Manchester United ndaj Villarrealit?

Djajtë e Kuq humbën mundësinë për të fituar trofeun e dytë më të vlefshëm për klube evropiane, pasi u mposhten në finale nga “Nëndetësja e Verdhë”.

Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.

21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea dhe Villarreali u shpall në fund fitues.

Portieri spanjoll nuk arriti të mbrojë asnjë nga 11 penalltitë e Villarrealit – përfshirë një nga portieri tjetër Geronimo Rulli, ndërsa më pas humbi goditjen e tij për të dhënë fitoren e skuadrës së Unai Emery.

Natyrshëm lind pyetja se: A duhej që Ole Gunnar Solskjaer të zëvendësonte De Gea për Dean Henderson në vazhdime përpara ekzekutimit të penalltive?

Është e lehtë të vendosej, pasi De Gea tani nuk ka arritur të mbrojë asnjë nga 36 penalltitë e mëparshme me të cilat është përballur.

Ndërkohë, Henderson ka pritur tetë nga 19 penalltitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij.

Dështimet e De Geas nuk ishin për shkak të mungesës së kërkimit. Kjo pasi shënimet e tij mbi penalltitë e Villarrealit u zbuluan nga gazetari Angelo Mangiante pas ndeshjes.

De Gea kishte shënime për secilin lojtarë kundërshtar, por dështoi të pres ndonjëherën nga goditjet dhe tashmë ka përfunduar në shenjën e kritikave nga i gjithë spektri futbollistik.