Pas humbjes sot nga Drita dhe kur kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro në fund të kampionatit, Feronikeli ka njoftuar që ka shkëputur marrëdhëniet me kryetrajnerin e deritanishëm, Klodian Duro.

“Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro”, thuhet në komunikatën për media të Feronikelit. Në njoftim thuhet që drejtimin e klubit do të marrë Faruk Elshani.