Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me sulmuesin belg, Romelu Lukaku, sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, transmeton VAR Kosova.

Romano ka raportuar se Inzaghi para pak orëve ka telefonuar Lukakun për t’ia konfirmuar dëshirën e klubit për ta mbajtur dhe se është ndër futbollistët kryesor të skuadrës.

Lukaku pas përfundimit të sezonit është vërshuar me oferta nga klubet angleze, në veçanti nga ish klubi i tij Chelsea.

Interi përkundër se fitoi titullin e kampionit është në krizë financiare dhe është i detyruar të shesë disa nga futbollistët.

Një prej tyre është super ylli Achraf Hakimi, i cili është tash e disa ditë është në bisedime me PSG për një transferim të mundshëm.

Raportimet nga Italia besojnë se Interi nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Hakimi u transferua nga Real Madridi verën e kaluar dhe ishte ndër më të mirët te zikaltërtit. /VAR Kosova/