Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve.

Në finalen e Ligës së Kampionëve triumfoi Chelsea përballë Manchester Cityt me rezultat 0:1.

Ndërkaq, trajneri i Gjilanit ka folur për këtë ndeshje dhe për gabimin e madh të Guardiolës.

Sipas Munishit, Guardiola duhej të luante me tre qendërmbrojtës.

“Guardiola është dashur të luajë me tre qendërmbrojtës, mirëpo trajneri nuk e njeh këtë sistem. Guardiola le ta shikon ndeshjen se si e kam mposhtur Prishtinën 2:1, ashtu do ta kishte mposhtur Chelsean”, deklaroi Munishi në ATV.