Roma ka fituar 5-0 përballë Crotones në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Skuadra vendase e filloi mjaft mirë takimin, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte rastet.
Gialorrossët duhej të prisnin deri në pjesën e dytë, për të realizuar golin e parë të takimit.
Gialorrossët duhej të prisnin deri në pjesën e dytë, për të realizuar golin e parë të takimit.
Roma mori më shumë motiv nga ky gol i hershëm në 45 minutat e dytë, për të realizuar edhe katër herë të tjera.
Ishte lorenzo Pellegrini që shënoi në minutën e 70-të, duke dyfishuar epërsinë për skuadrën e tij.
Kaluan vetëm tre minuta nga goli i dytë, dhe Pellegrini shënoi edhe të tretin, derisa Mkhitaryan ishte sërish në rolin e asistuesit.
Skuadra që drejtohet nga Stefano Pioli nuk ndaloi me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt me anë të Mkhitaryan (78′), me Rick Karsdrop që ishte asistuesi.
Mayoral nuk ndaloi pa e siguruar edhe golin e tij të dytë, duke e realizuar atë në minutën e 90-të/
Pas javës së 35-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 58 pikë dhe po lufton për një vend në Ligën e Evropës.