Andrea Belotti duket se do të jetë lojtari i parë që do ta transferojë Jose Mourinho te Roma.

Sulmuesi italian prej vitesh shkëlqen me Torinon, por tani është i vendosur të largohet për një aventurë të re.

Mediat në Itali kanë raportuar se lojtari ka arritur tanimë një marrëveshje personale me Romën për t’iu bashkuar nga sezoni i ri.

27-vjeçari është pajtuar për një kontratë katër vjeçare me Giallorosët nga e cila do të fitojë 3,5 milionë euro në sezon.

Tani iu mbetet dy klubeve, Romës dhe Torinos të gjejnë gjuhë të përbashkët për çmimin e transferimit të Belottit në kryeqytetin italian.

Por gjithnjë sipas mediave italiane, transferimi i Belottit pritet t’i kushtojë Giallorosëve 30 milionë euro.

Reprezentuesi italian këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 13 gola e ka bërë shtatë asistime.

Interesim për sulmuesin qendror kanë shprehur edhe skuadra tjera si Milan, Lyon, Chelsea, Napoli, Everton dhe Tottenham Hotspur.