Gareth Southgate ka publikuar listën me 33 lojtarë që janë ftuar për parapërgatitjet e Euro 2020.

Kampionati Evropian fillon më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 11 korrik, ndërsa kombëtaret kanë filluar përgatitjet e tyre.

Tre Luanët kanë përfshirë në listë 33 lojtarë, duke pasur mundësinë që të shikojnë formën e tyre në ndeshjet miqësore, më pas për t’u përcaktuar në maksimumin e listës, 26 të tillë.

Më poshtë keni listën e plotë të Anglisë:

Portierë: Hernderson, Pickford, Johnstone, Ramsdale

Mbrojtës: Alexander-Arnold, Chilwell, Coady, Godfrey, James, Maguire, Mings, Shaw, Stones, Trippier, Walker, White

Mesfushorë: Bellingham, Henderson, Lingard, Mount, Phillips, Rice, Ward-Prowse

Sulmuesit: Calvert-Lewin, Foden, Grealish, Greenwood, Kane, Rashford, Saka, Sancho, Sterling, Watkins.