Marko Arnautovic, sulmuesi i Austrisë, do të urrehet prej shqiptarëve për një kohë të gjatë, pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Kjo pasi sulmuesi, pas golit të shënuar thuhet se ka ofenduar me nënë dhe etni mesfushorin shqiptar Ezgjan Alioskin.

Mediat serbe kanë shkruar se e Arnautovic, nga leximi i buzëve pas shënimit të golit, thuhet t’i ketë thënë Alioskit: “Të q…. nënën shqiptare”.

Reagimi i tij ishte me të vërtetë i turpshëm dhe UEFA mund të marrë edhe masa disiplinore.

Lidhur me këtë rast për “Kanal10” është prononcuar edhe numri një i futbollit në FFM, Muhamed Sejdini, cili nënvizoi se nëse ka ndonjë ofendim në bazë etnike, atëherë UEFA gjithsesi se do të reagojë. https://streamable.com/e/mtwbix

“Nëse ka ndonjë fyerje në bazë nacionale, gjithsesi që UEFA do të marrë edhe masa”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e dytë në kuadër të “Euro 2020” do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Ukrainës.

Te Maqedonia janë të ftuar pesë gjashtë shqiptarë: Ferhan Hasan, Enis Bardhi, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi.