Konkurrenca për fitimin e “Euro 2020” është e madhe, por Franca konsiderohet nga të gjithë si skuadra favorite.
Kamionët në fuqi të botës janë pjesë e grupit F, ku përballë kanë kombëtare si Gjermani, Portugalia dhe Hungaria.
Dueli i parë do të luhet më 15 qershor ndaj skuadrës së Joachim Low në “Allianz Arena” të Mynihut. Ndeshje që Antoine Griezmann rrezikon ta humbasë. Sulmuesi i Barcelonës ka ndjerë shqetësime fizike dhe ka humbur seancën e fundit stërvitore.
Griezmann ka ndjerë probleme në pulpë dhe nuk është stërvitur me shokët e skuadrës. Trajneri Didier Deschamps shpreson ta ketë gati për ndeshjen ndaj Gjermanisë, por gjithçka varet si do të shkojë rikuperimi i 30-vjeçarit.