Xhudistja kosovare, Nora Gjakova sot u mposht në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait dhe tani do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në rrugëtimin e saj regjistroi katër fitore, njërën prej tyre pa luftë, derisa u ndal nga xhudistja kanadeze.

Gjakova tani do të luftojë për medaljen e bronztë në këtë kampionat, ku do të luftojë kundër xhudistes nga Serbia, Marica Perishiq.