Ylli i Juventusit, Dejan Kulusevski ka rezultuar pozitiv me Covid-19 derisa është i grumbulluar me Kombëtaren e Suedisë pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropiane, transmeton VAR Kosova.

Mesfushori sulmues i tregoi stafit mjekësore sot në mëngjes se po ndjente simptoma ftohjeje.

Ai menjëherë u testua dhe doli se ishte infektuar me koronavirus. Lojtari është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe nuk ka udhëtuar drejt Gothenburgut por ka qëndruar në Stokholm.

Kampanja e Suedisë ne Euro 2020 fillon të hënën më 14 qershor kundër Spanjës.