Në muajt e fundit ka pasur thashetheme për një lidhje të mundshme midis ish-sulmuesit argjentinas dhe vajzës së Diego Armando Maradona, Claudia Villafañe, Gianinna.
Postimi i fundit i Pablo Daniel Osvaldos në faqen e tij shumë të njohur në “Instagram” nuk ka lënë më vend për dyshime.
Në fakt, ish-futbollisti argjentinas publikisht ka publikuar një një foto duke përqafuar vajzën e ish “Pibe de Oro”, duke shkruar një mesazh shumë të qartë:
“Te amo” (të dua).
Gianinna dhe Daniel Osvaldo janë njohur me njëri-tjetrin që nga viti 2015, kur ai u kthye në Argjentinë për të luajtur me Boca Juniors.
Në atë kohë, lideri aktual i bandës rok “Barrio Viejo”, i cili ishte në një lidhje me Jimena Braón, u vendos në një shtëpi të lagjes private në Tigre, ku vajza e vogël e Diego Armando Maradonës jetonte.