Historia e merkatos së Elseid Hysaj vazhdon ti ngjaje një telenovele. Sa herë vinte koha e merkatos dimërore dhe verore dilnin shumë artikuj që tregonin ekipin e ri të mbrojtësit shkodran, ku mungonte vetëm zyrtarizimi. Megjithatë fati i lojtarit të Kombëtares shqiptare  ka qenë i lidhur ngushtësisht me Napolin.

Këtë herë kontrata e Hysajt ka mbaruar dhe largimi është i sigurt. Por kush do të jetë skuadra e re e mbrojtësit shqiptarë?

Për këtë ka ende shumë dyshime. Pasi menaxheri i tij ka thënë se skuadra të mira në Europë janë në garë për të nënshkruar me të, së fundmi është Fenerbahçe që i është bashkuar garës.

Mediat në Itali raportojnë se skuadra e njohur në Turqi kërkon që të transferojë Hysajn dhe të përforcojë organikën për sezonin e ri, ku pretendon të rikthejë titullin në “Shukru Saraçogllu”.