Sonte do të zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në “Wembley” në Londër, Italia dhe Anglia do të masin forcat për titullin e kampionit të Evropës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Padyshim, interesimi është i madh për ta shikuar këtë ndeshje.

Ndeshja do të luhet në “Wembley”, në stadiumin i cili ka kapacitet prej 90 mijë ulësesh.

Por, shkaku i pandemisë, vetëm 60 mijë tifozë mund të jenë të pranishëm në tribuna.

Një mijë bileta u takojnë italianëve, kurse shumica tjetër anglezëve.