Aston Villa ka përforcuar sulmin me Leon Bailey. Klubi nga Birmingemi pagoi 32 milion euro te Bayer Leverkusen për kartonin e lojtarit nga Xhamajka.

Ardhja e tij afron shitjen e Jack Grealish te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë gati 100 milion paund për yllin e Aston Villa dhe kalimi tek ekipi i Pep Guardiolës mund të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Jack Grealish do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez.