Sulmuesi gjilanas u fut në lojë në minutën e 78-të kur rezultati ishte 2-1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dakut me fanellën e Osjkut që janë lider në Superligën e Kroacisë.

Lojtari është shfaqur i lumtur me debutimin dhe fitoren e skuadrës së tij.

Me tri fitore dhe një barazim, Osjeku ka 10 pikë.

Daku është kthyer në Kroaci ku ka kontratë me klubin kroat.