Cristiano Ronaldo është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Manchester City, derisa e gjitha që ka mbetur peng është një “OK” nga Juventusi.

Kampioni në fuqi i Anglisë nuk dëshiron të paguajë asnjë shumë për transferimin e portugezit, derisa Juventusi kërkon 25 milionë euro.

Ronaldo erdhi në qendrën stërvitore Continassa të Juventusit, derisa tashmë edhe është larguar.

Ronaldo nuk do të stërvitet sot me skuadrën, pasi arritja e tij në Continassa është vetëm për tu përshëndetur me bashkëlojtarët.

Gjithashtu jashtë qendrës stërvitore të Juventusit janë një numër i tifozëve që po presin të mësojnë më shumë rreth të ardhmes së numrit shtatë.