Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol sonte për Lazion në një ndeshje miqësore.
Lazio zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën nga kategoria e tretë e futbollit gjerman, Meppen.
Sulmuesi shtatlartë ishte titullar te skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri.
Përveç Muriqit, nga fillimi u aktivizuan edhe Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.