Anthony Joshua ka pësuar disfatën e dytë në karrierë kur të shtunën u ballafaqua me Oleksandr Usyk në kuadër të peshave të rënda.

Ai pësoi disfatë me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, mirëpo ka kërkuar revansh menjëherë pas meçit.

Këtë luftë e ka komentuar edhe ish-boksieri Luan Krasniqi i cili e ka uruar Usykin për përformacën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa ka shtuar se ka shumë dyshime rreth asaj nëse Joshua do të mund të ngjitet sërish në majat e këtij sporti.

“Urime për Oleksandr Usyk, ishte një performancë e fortë kundër Anthony Joshuas. Nuk e prisja këtë. Por ai kurrë nuk e la Joshuan të shpaloste fuqinë e tij dhe në fund e meritoi. Jam i ngazëllyer të shoh se si do të vazhdojnë të dy tani. Personalisht, kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maja.”, ka shkruar Krasniqi.