Frank Lampard mund të marrë drejtimin e skuadrës së Evertonit.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se bisedimet mes trajnerit anglez dhe drejtuesve të klubit kanë nisur dhe marrëveshje pritet të arrihet.

Te Evertoni janë të bindur se Lampard është zëvendësuesi ideal i Rafael Benitezit që u shkarkua, shkaku i rezultateve të dobëta.

Evertoni në Premier League pas 20 ndeshjeve renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë të tubuara. Lampard është i papunë që prej largimit nga Chelsea në vitin 2021.