Arbër Zeneli ka asistuar sërish për Reimsin. Sulmuesi i krahut ka asistuar në golin e fitores së Reimsit, 1:0, ndaj Angers.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 28-të të elitës së futbollit francez.
Reims golin e fitores e shënoi në minutën e 24-t përmes Alex Filips.
Për Zenelin ishte asistimi i tretë në tri ndeshjet e fundit në elitën e futbollit francez. Ai u kthye nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushës.
Reimsi renditet në pozitën e 12-të me 35 pikë. Angers është në pozitën e 14-të me 29 pikë.
Valon Berisha qëndroi ne stol te Reimsi. Edhe ai po kthehet nga një lëndim. Zeneli luajti deri në minutën e 61-të.
Ndërkohë Elbasan Rashani luajti deri në minutën e 69-të në humbjen 2:0 të Clermontit nga Lorienti.





























