Manchester Unitedi është eliminuar nga gara më prestigjioze për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” e zhvilluan sonte ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit në shtëpi.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Old Trafford” i takoi madrilenëve me rezultat 0:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 1:2, skuadra e Diego Simeones kalon tutje.
Golin e vetëm dhe të fitores për Atletico Madridin e shënoi Renan Lodi në minutën e 41-të.
Në vazhdim të ndeshjes, dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që deri në fund nuk pati më gola.
Kështu, Atletico Madridi bëhet skuadra e radhës që i bashkohet fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.



























