Atletico Madridi ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja në “Old Trafford” u mbyll 1-0 për spanjollët, ndërsa përballja e parë ishte mbyllur baras 1-1.

Man Utd nuk ishte në ditën e tyre më të mirë, duke rrezikuar pak herë portën e Atletico Madridit.

Një moment është bërë viral, kur Manchester United kishte një goditje këndi në pjesën e dytë, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire ishin në zonë.

Në një moment koka e dyshes u goditën njëra me tjetrën duke mos mundur të rrezikojnë portën kundërshtare.

Duke ditur që mbrojtësi anglez është kritikuar së shumti në kohën e fundit edhe për këtë moment i vihet faji atij.

Pas eliminimi nga Liga e Kampionëve, duke se Manchester United do të mbetet pa asnjë trofe këtë vit.