Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka marrë vendim për të ardhmen e tij. Mediumet britanike kanë raportuar se Ronaldo ka vendosur të mbetet pjesë e Manchester Unitedit edhe për sezonin e ardhshëm. Mësohet se portugezi dëshiron ta respektojë kontratën e tij deri në fund me ekipin anglez, pavarësisht nëse Unitedi do të paraqitet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 37-vjeçar u rikthye te Unitedi para fillimit të këtij sezoni dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Këtë sezon, 37-vjeçari ka shënuar 18 gola në 33 paraqitje për Manchester Unitedin.