I biri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Gramozi, ka hyrë në seli të Federatës së Futbollit të Kosovës për të deponuar nënshkrimet e mbledhura për të kandiduar për postin e kreut të Federatës.

Gramoz Vokrri të martën ka paralajmëruar se sot do të deponojë nënshkrimet për ta sfiduar Agim Ademin në zgjedhjet për president të FFK-së më 6 prill.

Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve është dita e enjte.